
Përshëndetje të gjithëve!
Valon Ramadani, i lindur në qershor të vitit 1985 në Ferizaj, ka përfunduar studimet bazë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Administratë Publike, ndërsa studimet pasdiplomike i ka ndjekur në fushën e diplomacisë.
Ai është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës për tre mandate radhazi, që nga viti 2017, si pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Gjatë kësaj periudhe, Valoni ka shërbyer me përkushtim në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, ku ka mbajtur edhe pozicionin e Kryetarit të Komisionit. Angazhimi i tij ka qenë i fokusuar në fuqizimin e institucioneve publike dhe qeverisjes lokale, si dhe në nxitjen e zhvillimit rajonal dhe përmirësimin e qasjes në media.